English

OSBE dhe BE, mbyllin projektin e sistemeve elektronike të adresave në Shqipëri

Tiranë, 16 shkurt 2011, NOA- Prezenca e OSBE-së, dhe Bashkimi Europian përmbyllin projektin për modernizimin e sistemit të gjendjes civile dhe të adresave në Shqipëri.

Rezultatet konkrete të projektit katërvjeçar për modernizimin e sistemeve administrative të adresave dhe të gjendjes civile do të prezantohen nesër, në një veprimtari të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ministria e Brendshme. Të pranishëm do të jenë Ambasadorët Wollfarth dhe Sequi, si dhe Ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Mësohet se projekti, i cili u zbatua nga Prezenca e OSBE-së, u zhvillua me një fond prej 2.5 milionë eurosh të Bashkimit Evropian dhe financime të tjera të OSBE-së.

Ky financim ndihmoi në ngritjen e sistemeve elektronike të adresave dhe të gjendjes civile, krijimin e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vendosjen e tabelave të adresave në rrugë në jug të Shqipërisë, si dhe me promovimin e këtyre arritjeve përmes fushatave të ndërgjegjësimit publik.

a.y/NOA

KOMENTE