Tiranë, 17 Shkurt 2011 NOA - Dita e enjte do te nise me vranësira dhe reshje shiu ne te gjithe territorin Shqiptar.
Në zonat malore ne lartesine mbi 1000 metra do te kete reshje debore. Shira me te dendur do te kete ne veriperendim dhe qender: Shkodër, Lezhe. Kruje, Tiranë.
Ndërsa me intensitete disi me te ulta do te jene ne pjesen tjeter te vendit. Duke ju afruar oreve te mesdites do te kemi dobesim te shirave ne te gjithe vendin POR zonat veriperendimore do te mbeten me shira te konsiderushem.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb edhe gjate pasdites do te jemi ne kushtet e vranësirave dhe reshjeve te shiut ne zonat e ulta dhe ato bregdetare ndërsa zonat verilindore - juglindore do te jene me vranësira dhe reshje te dobeta shiu dhe debore.
Qytetet si Puka, Kukesi, Peshkopia, Bulqiza, po ashtu edhe Pogradeci, Korça, Erseka dhe Bilishti. Gjate nates vranësirat dhe reshjet e dobëta te shiut dhe dëborës do te jene te fokusuara ne zonat bregdetare.
Temperaturat e mëngjesit do te pesojne rritje me 2 grade ndërsa mesdita do te sjelle renie me 1 – 2 grade te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi 40 km/h dhe drejtim kryesisht jugor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne det te jete 4 balle.
Europa
Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te vijojne edhe ne diten e enjte me vranësira dhe reshje shiu e debore te cilat do te jene me intensitet te larte, problematike situata do te jete ne itali dhe ne Ballkanin Verior ku do te kete edhe stuhi te forta ere.
Po ashtu ne kushtet e vranësirave dhe reshjeve te shiut dhe te dëborës do te jene vendet e europes Juperendimore, vendet Nordike si edhe Ishujt Britanike por intensiteti i tyre do te jete disi me i ulet ndërsa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh shoqëruar nga shira lokale dhe afatshkurtra.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E enjte, 17 shkurt 2011
Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;
Spanj alarmon per reshje shiu dhe stuhi te forta ere;
Ishujt Britanik do te rrezikohet per reshje shiu dhe debore.
e.t/NOA