Tiranë, 16 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin për seancën e djeshme në Parlamentin Evropian mbi Shqipërinë, duke pasqyruar detajet e deklaratave të eurodeputetëve.
Sikundër flasin edhe mbi debatin e hapur për imunitetet e deputetëve Meta dhe Prifti.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dilni në rrugë, mos prisni gjë nga Amerika”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete deklaratat e profesorit të njohur amerikan, Joel Brinkely.
“Do riprodhohet me një manekin vrasja e Hekuran Dedës në bulevard, nga erdhi plumbi” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Dhuna është dhunë, por të vrarët janë të vrarë, z.Arvizu”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Për 35 minuta/ Videoja e dytë, përgjimi në apartamentin e Priftit”, i cili flet për videon e dytë që rezulton ndaj ish-ministrit, që tha se e kishte bërë për të provuar presionet.
“Prokuroria, eksperiment me manekin në bulevard për të provur vrasjet nga Garda”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Hervin Çuli fiton gjyqin me Teatrin Kombëtar, fiton 16 rroga”; “Debati për kombësinë, shkon në Kushtetuese”; “Grupi i PS, debat për imunitetin e Priftit” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “BE kërcënon Shqipërinë”, i cili citon deklaratat e bëra dje në Parlamentin Evropian ndaj vendit tonë se do na hiqen privilegjet, nëse nuk zgjidhet kriza politike.
“Rrok Mirdita: Fjala e Berishës, ai ka përgjegjësi” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar deklaratës së monsinjorit të kishës Katolike, për fjalën e Berishës në ceremoninë e eshtrave të Dom Kaçorrit.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Imunitetet Meta-Prifti, debate në grupin e PS-së”, i cili tregon sesi deputetët socialistë kanë kundërshtuar heqjen e imunitetit të deputetit Dritan Prifti.
“Fyle: Me Ashton jemi të qartë se çfarë duhet për të zgjidhur krizën shqiptare” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kombësia, në gjykatën kushtetuese”, “25 mijë makina u shitën në tregun e zi të vendit” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Dështon plani i PS për të rikthyer vizat”, i cili pasqyron fushatën e kryesocialistit të Strasburg për të rikthyer vizat dhe Parlamenti Evropian që e këshilloi të ndalë dhunën e të hyjë në zgjedhjet lokale.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Spahiu: Koha e ndërgjegjies juridike dhe kombëtare”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Demontimi, hapet rruga e marrëveshjes me NATO-n”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 16 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.