English

PDK-AKR, për 2-3 ditë formojnë qeverinë e re

Prishtinë, 16 shkurt, NOA – Pasi kanë caktuar akordin që Hashim Thaçi të jetë kryeministër i Kosovës dhe Bexhet Pacolli president i saj, dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës në Kosovë pritet që brenda kësaj jave të përmbyllin edhe përbërjen e kabinetit ministror.

Kështu, Partia Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës Kosova e Re shprehen se brenda dy-tri ditësh mund të jetë gati përbërja e qeverisë së re.

“Çështja themelore për këto biseda ka qenë pozicioni i presidentit. Tani kur Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme t’i japë presidencën AKR-së, besojmë se gjithçka do të ndryshojë edhe për sa u përket pozicioneve të tjera. Besojmë që dy-tri ditët e ardhshme pritet qartësim edhe për çështjet që ndërlidhen me përfaqësimin e AKR-së në numra të caktuar të ministrive, të PDK-së, por edhe të partnerëve tjerë”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi.

n.e/NOA

KOMENTE