English

PE merr “në mbrojtje” viktimat e barnave të falsifikuara

E mërkurë, 16 shkurt 2011, NOA- Brenda dy viteve të gjithë vendet e Bashkimit Europian do të duhet të vënë në zbatim ndryshimet e miratuara nga Parlamenti Europian në mbrojtje të pacientëve që përdorin medikamente mjekësore.

Ky vendim vjen pas miratimit nga PE, të një direktivë të re në mbrojtje të pacienteve nga barnat e falsifikuara.

Sipas BBC, direktiva në fjalë parashikon ndryshime në lidhje me sigurinë e barnave në të gjithë Europën.

Bëhet e ditur se janë më shumë se 1% e barnave në tregun Europian, edhe pse shiten në rrugë ligjore, janë të falsifikuara.

Ndërkohë shoqata Kombëtare e Farmacive në Britani që përfaqëson komunitetin e deklaroi se ndryshimet ne lidhje me legjislacionin i cili ka si qëllim të zvogëlojë rrezikun e barnave të falsifikuara, duhet të përfshijë edhe një sistem autenticiteti dhe tipare të reja të sigurisë në paketimin e barnave.

Jo vetëm kaq por kjo direktivë parashikon një sërë masash për medikamentet, madje vijon më tej edhe me masat që do të merren ndaj “tregtarëve-farmacistë” të cilët do të japin medikamente të tilla.

a.y/NOA

KOMENTE