English

Protestat i kushtuan Egjiptit 230 mln euro në ditë

Kajro, 16 shkurt, NOA - Tre javët e protestave qytetare kundër ish-presidentit të vendit Hosni Mubarak, i kanë kushtuar Egjiptit më shumë se 230 milionë euro në ditë.

Kjo është shifra që japin ekspertët vendas, të cilët janë bërë tashmë përllogaritjen e gjithë asaj që ndodhi këtë fillim-viti në Egjipt. Ndërkaq, vendi ka mbetur në dorë të ushtrisë, e cila ka premtuar se për 10 ditë do të jetë gati reformimi i Kushtetutës. E sa i përket Mubarakut, mediat raportojnë se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar së tepërmi.

Por ende nuk dihet asgjë zyrtare rreth tij, përveç faktin se po qëndron në një pallat në Sharm-el-Sheik. n.e/NOA

KOMENTE