Tiranë, 16 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Partia Socialiste, si forca kryesore e opozitës aktuale, nuk ka ndërmend dhe nuk do të ndërmarrë asnjë hap që lidhet me bojkot të mundshëm të zgjedhjeve të 8 majit për pushtetin e ri vendor.
Këtë e siguroi para pak minutash në një bashkëbisedim me gazetarë, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
“As kemi menduar dhe as kemi thënë ndonjëherë që do të bojkotojmë zgjedhjet vendore”, - deklaroi z.Rama.
Për më tepër, ai ka përforcuar: “Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet dhe zgjedhje pa ne nuk bëhen”.
Kurse shtoi: “Kjo është një dëshirë e hershme dhe e përhapur kudo nëpër mediat që i shërbejnë regjimit të Saliut dhe nëpërmjet mjeteve të tjera nëpër botë nëpërmjet njerëzve të Saliut”.
Duke përforcuar mosbojkotimin e zgjedhjeve të 8 majit, Rama tha se as që bëhet fjalë për bojkot të zgjedhjeve vendore.
“Kjo nuk mund të bëhet, ne këtë nuk do ta lejojmë, - siguroi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Njëkohësisht me këtë siguri që dha, z.Rama pohoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare megjithatë do të ishin opsioni më i mirë për të larguar siç tha ai, “këtë regjim kusarie”.
e.r/NOA Vijon...