English

Sekuestrohen 5 tonë mish me dyshime rreziku

Prishtinë, 16 Shkurt 2011 NOA – Një sasi e madhe mishi që dyshohet se ishte rrezik evident për shëndetin e konsumatoreve kosovarë është zhdukur nga tregu pas një kontrolli të befasishëm.

Kontrolli është ushtruar nga Njësia e hetimeve te krimeve ekonomike dhe inspektorët e AVUK-ut.

Burime nga këto institucione thanë sot për agjencinë NOA se ata kanë kryer një kontroll ne firmën private “Daja” dhe me këtë rast është gjetur mish me prejardhje te dyshuar në sasi prej 5154 kg.

Nuk raportohet për te arrestuar, por të njëjtat burime të mësipërme i thanë agjencisë NOA se rasti është nën hetime. Tani po kërkohet të shkohet në origjinën e mishit për të zbardhur pse sasia e madhe e saj ishte kthyer në rrezik për shëndetin.

a.b/NOA

KOMENTE