English

SHBA: Kush pengon internetin, s’do përfitojë ndihma botërore

Uashington, 16 shkurt, NOA – Vendet që pengojnë qasjen në internet, do të rrezikojnë humbjen e përfitimeve nga ekonomia e ndërlidhur botërore.

Ky kërcënim ka mbërritur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, ndaj vendeve islamike kryesisht, të cilët janë përfshirë në protesta të thella.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht “lirinë e qasjes” në rrjet, edhe pse pranoi që ndonjëherë interneti megjithë përparësitë, mund të shërbejë si mjet për nxitje të urrejtjes ose si në rastin e Uikileaks, si shtegdalje për botimin e dokumenteve të klasifikuara.

Sipas Klintonit, vendet që i shtypin autorët e blogjeve dhe faqeve të opozitës e të lajmeve rrezikojnë vetveten.

n.e/NOA

KOMENTE