Tiranë, 16 shkurt, NOA – Presidenti i Republikës ka theksuar se çështjet që kanë ndikim të madh në opinion dhe që janë të ndjeshme për shumë qytetarë duhet të trajtohen me sa më shumë pofesionalizëm dhe respekt për ligjin.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Topi është ndalur konkretisht në çështjen e Gërdecit duke theksuar se kjo çështje do të analizohet në të gjitha procedurat e saj.
“Janë disa çështje që marrin një rëndësi të veçantë dhe bëhen objekt i diskutimeve qytetare dhe futjen në fokusin e këtu e kam fjalën për procesin e tragjedisë së Gërdecit, ku të gjithë se bashku e kemi trajtuar si temë, me përgjegjësitë institucionale që ka KLD për ta monitoruar këtë proces, në mënyrë që kjo tragjedi e cila më 15 mars, mbush 3 vjetorin e vetë, do të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe efikase. KLD dhe Ministria e Drejtësisë kanë pasur preokupacionin e duhur dhe është rënë dakord që të punohet bashkërisht për të inspektuar gjykatat shqiptare. Unë do ta ndjek së bashku me ju, për të parë të gjithë proçedurat që janë realizuar, sa kompatibël kanë qenë me ligjin, moralin e gjyqtarëve”, tha sot në mbledhjen e KLD-së kreu i shtetit.
Ai ka theksuar se është e nevojshme që “çdo çështje gjyqësore nuk duhet të trajtohen si çështje qendrore dhe periferike, por duhet të trajtohen njësoj me të gjitha standardet”.
Pjesë diskutimit të kreu të shtetit ka qenë dhe çështja e imunitetit të gjyqtarëve. “Janë bërë shumë apele kohë pas kohe. Duhet të ndajmë disponibilitetin e KLD-së dhe gjyqtarëve, por kjo duhet të institucionalizohet. KLD të shprehet haptas për këtë. Në një shoqëri të hapur, imuniteti është i pavlefshëm”, tha Topi,
a.k/NOA