SHBA, 16 Shkurt NOA - Ruhet mjaft mirë në një bankë amerikane në Atlanta. Megjithatë është zbuluar nga siti në SHBA Thisamericanlife, që e ka gjetur në një gazetë të vitit 1979. Bëhet fjalë për recetën sekrete të Coca-Colës. Kodi i përbërësve që përfaqësojnë pijen më të dashur është zbuluar vetëm 125 vjet pas mbërritjes së produktit në treg.
Kombinimi i dozave të elementëve që përbëjnë pijen është një nga sekretet komerciale që janë ruajtur më shumë në mbarë botën. Vetëm dy punonjës të kolosit amerikan janë të autorizuar të njohin përbërësit e saj.
r.b/NOA