Nga Xhemil Beharaj
Agronomja e Ballkanit (Greqia) kërkon prej çobanit (kryeministrit) shqiptar inventarin e deleve që ai ka në kopenë e tij se sa krerë dele ka, të kujt race janë, si e kanë ngjyrën e leshit, çfarë preference blegërime kanë dhe të tjera si këto. Delet dhe deshtë tashmë kur e kanë marrë vesh këtë lajm disa janë ligështuar ndërkohë që disa të tjera janë lumturuar, por ka edhe nga ato që nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë, të jenë dakord me këtë kërkesë apo ta kundërshtojnë atë.
Eshtë për të ardhur keq kur shikon se vendime të tilla merren edhe pas 20 vjet demokraci. Në kohën e pluralizmit, duhej bërë një “inventar” i tillë por kjo u bë më së miri me aplikimin e kartave të identitetit ku fare mirë kryhet ky lloj “inventari” për “magazinën” shtet i cili “mallin” e tij e kishte rifuxho në këtë magazinë. Dikush kishte jo një, por edhe dy apo tre pasaporta me emra të ndryshëm dhe këto i kishte siguruar falë “kafexhinjve” të shtrenjtë që ndodheshin në zyrat e shtetit, duke filluar që nga gjendjet civile që lëshonin çertifikata, tek kryetarë bashkish që nxirrnin vendime për ndryshime merash e mbiemrash dhe deri tek drejtues policie, nga ku dilnin dhe këto pasaporta.
Këtë metodë ku dikush e bëri nga halli për të siguruar një leje qëndrimi në Greqi për të mbajtur gjallë familjen në Shqipëri (për shkak të tranzicionit), dikush tjetër për shkak të ushtrimit të “detyrës” duke kryer në vende të ndryshme punë të zezë, por edhe të paligjshme, bëri që sot agronomia Greqi të këkrojë inventarin e krerëve të deleve dhe deshve në kopenë shqiptare me çoban kryeministrin Berisha.
Këtë teori, Agronomia Greqi do ta shfrytëzojë më së miri edhe nëpërmjet zooveterinerëve të Omonias të cilët trumbetojnë me të madhe se pakicat kombëtare greke janë shtuar në
Shqipëri.
Zooveterinerët po e kryejnë më së miri detyrën e lënë prej Agronomes duke rendur fshat më fshat dhe shtëpi më shtëpi për të kryer regjistrimin e popullatës me bazë etnie e besimi.
Në lidhje më këtë fakt po ju tregojë një histori që është e vërtetë dhe ka ndodhur pak kohë më parë në Poliçan të Skraparit.
Disa socialistë të pakënaqur vendosën që të nxirrnin kandidat për kryetar bashkie një socialist, por që ai meqënëse nuk deshi kryesia e PS-së, vendosi të kandidojë nga
PBDNJ-shi me Vangjel Dulen dhe pas zgjedhjeve ish-socialisti fitoi mandatin e kryebashkiakut.
Në një festë të PBDNJ-shit, Vangjel Dule shkon në Poliçan dhe mban një fjalim para elektoratit të vet duke folur se partia e tij me mbështetësit e saj vorio-epiriotë doli fituese në zgjedhje.
Aty nga fillimi i sallës, ngrihet një anëtar i partisë së tij dhe mbështetës i fituesit duke i thënë: “Me ngadalë zoti Dule. Në Skrapar nuk ka asnjë vorio-epirot. Deshëm ne dhe kandiduam shokun e mikun tonë nën siglën e partisë tënde, por kjo s’do të thotë që jemi vorio-epiriotë”.
Dule u pikëllua dhe e la fjalimin pa lexuar dhe s’i kishte ardhur mirë sepse nuk dihet se si
mund ta kish “shitur” lajmin e fitores së kandidatit të tij në Poliçan tek Agronomia Greqi.
Jo se popullata është kundër regjistrimit që mendon të kryhet por veprimi dhe metoda se si do të kryhet ky regjistrim më duket I gabuar.
Dikush është mysliman, por beson në fenë ortodokse sikundër edhe e kundërta, kjo s’do të thotë se ata që janë ortodoksë janë grekë, gjë e tillë që kërkon të përfitojë Agronomia Greqi.
Kjo zonjë ta dijë fare mirë se Shqipëria ka ortodoksët e vet që janë myzeqarë, por ka edhe katolikë, ka edhe myslimanë që sipas studimit të kësaj Zonje i takon që ortodoksët të
jenë grekë, myslimanët turq dhe katolikët italianë.
Studimi i kësaj Agronomeje është i pa vlerë dhe ta dijë fare mirë se edhe pse me besime
të ndryshme, shqiptarët e kanë gjetur harmoninë e tyre fetare dhe është për t’u marrë shembull jo vetëm për në Ballkan por në botë se ne dimë të jetojmë në harmoni fetare të plotë.
NOA