English

Apeli liron edhe kërcënuesin e tretë të Ramës

Tiranë, 17 shkurt, NOA Update – Ka lënë sot qelitë e paraburgimit edhe personi i tretë që u fut aty brenda pas arrestimit në datën 30 janar, me akuzën se kishte kërcënuar për atentat kryesocialistin Edi Rama.

Luan Rami, vëllai i Fatos Ramit, është personi i tretë dhe i fundit i liruar sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës pasi ishin akuzuar për kërcënim me vdekje të Ramës.

Gjithçka ndodhi pas një SMS-je kërcënuese që Luan Rami i ka nisur Edi Ramës, pasi iu dogj makina nga protestuesit në ditën e demonstratës së 21 janarit.

Ndërkaq, Apeli ka vlerësuar si të drejtë përgjimin e tyre nga Shërbimi informativ Shtetëror, por se ai s'mund të merret si provë.

n.e/NOA

KOMENTE