English

Bashkohen dy partitë e çamëve

Tiranë, 17 shkurt, NOA – Partia Drejtësi dhe Integrimi dhe Partia Drejtësia dhe Unitet, të dy forca politike që përfaqësojnë interesat e komunitetit çam, do të jenë në një simbolikë të vetme. Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet do të jetë emri i ri partisë që do të këtë për kryetar deputetin Shpëtim Idrizi. Tahir Muhedini bëri publike detajet e funksionimit të partisë së re gjatë një aktivitetit që u zhvilluan në Hotel Internacional.

Në takim janë të pranishëm dhe politikanët dhe historianët, Pëllumb Xhufi, Sabri Godi dhe emra të tjerë të njohur në mbështetje të komunitetit çam. Deputeti Dashamir Tahiri tha se “kjo parti nuk është vetëm e 300 mijë çamëve në Tiranë, por e gjithë shqiptarëve”.

a.k/NOA

KOMENTE