English

Berluskoni: Nuk më tremb gjyqi ndaj meje

Romë, 17 shkurt, NOA - Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, duket se nuk i trembet aspak gjyqit të përcaktuar në datën 6 prill kundër tij. Gjatë një konference për shtyp, shefi i qeverise italiane tha se nuk e shqetëson aspak një gjë e tille, ndërsa nuk ka folur për zgjedhje te parakohshme. Ndaj tij janë bërë akuza për marrëdhënie me një mitur marokene, 17-vjeçaren Rubi, për lidhjen me të cilën duhet të përgjigjet para gjyqit në një procedurë urgjente.

Ndërsa kësaj akuze, i shtohet edhe ajo e shpërdorimit të pushtetit.

Këtë herë, ai do të paraqitet vetë në gjykatë dhe para një trupi gjykues,i cili përbëhet nga tre gjykatëse gra, për shkak të aferës me një prostitutë 17-vjeçare.

n.e/NOA

KOMENTE