English

Digjet një furgon në mesnatë, e shuajnë zjarrfikëset

Shkodër, 17 shkurt, NOA – Gjatë orëve të mesnatës së sotme, duke u gdhirë data e 17 shkurtit, forcat e policisë së Shkodrës kanë marrë informacionin se në lagjen “Kongresi i Përmetit”, pikërisht në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, është djegur automjeti tip furgon me targë SH 4618 D, në pronësi të një personi me inicialet E.H.

Siç bëhet me dije, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat tona policore dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët ndërhynë në shuarjen e flakëve.

Nga ana e policisë, po punohet me grup hetimor dhe po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE