Mesini – Kallamatë, 17 Shkurt 2011 NOA – Një emigrant shqiptar gjeti vdekjen për shkak të një aksidenti rrugor në Greqi, ku dy persona të tjerë mbetën të plagosur por pa pësuar fund tragjik.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në mëngjes në zonën Asprohoma të Mesinisë.
Viktima është një 33 vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Greqi, i cili punonte si punëtor ndërtimi. Policia nuk e publikoi identitetin e viktimës.
Ngjarja ndodhi kur i riu shqiptar po udhëtonte me veturë ne tij në Mesini dhe në një çast humb kontrollin e mjetit dhe del në kahun e kundërt të rrugës.
Për pasojë makina e tij u përplas me një tjetër që vinte drejt tij. Në këtë makinë gjendeshin shoferi 31 vjeçar dhe një 27 vjeçare, që të dy grekë.
Emigranti shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse dy personat që gjendeshin në makinën tjetër, në gjendje të rëndë për shkak të plagëve që morën, u dërguan në spitalin e Kallamatës, për ndihmë mjekësore.
Policia tha se po heton shkaqet që çuan në aksidentin fatal që i mori jetën të riut shqiptar.
n.s/NOA