English

Facebook: Shumë miq? Dakord, por është stres!

E enjte, 17 shkurt 2011, NOA- Kush i ka zili personat që kanë shumë miq në Facebook gabon, sepse popullariteti i tepërt mund të shkaktoj tension dhe ankth.

Ky fakt vërtetohet nga “Napier University di Edimburgo”, sipas të cilit për të paktën 10 prej rrjeteve sociale, stresi tejkalon argëtimet.

Studiuesit, kanë intervistuar 200 student dhe kanë zbuluar se 12% e tyre shfaqin tension dhe ankth nga përdorimi i Facebbok.

Njerëzit e stresuar, shprehen që sipas tyre një numër mesatar miqsh është 117, ndërsa 88 % nuk dëshironte më shumë se 75.

Nga aktivitetet që prodhojnë stres dhe ankth ndër përdorues ishte heqja qafe e të padëshiruarve, frika e të mos qenit zbavitës për të tjerët, sidomos me përditësimet e statuseve dhe nga frika e keqkuptimit të këtyre fjalëve, duke shkaktuar zhgënjim në radhët e miqve.

Ndërsa për 32% të të intervistuarve, refuzimi i kërkesave të miqësisë, krijonte ndjenjë faji dhe konfuzion.

“Edhe pse ka një presion të lartë social që çon në përdorimin e këtij rrjeti social, ka edhe një numër të madh efektesh përfituese”, shpjegoi Kathy Charles, njëra nga autoret, duke shtuar se përdoruesit janë në një lloj varësie apo dileme mendore, mes nevojës për të qenë prezent dhe përfitimit të diçkaje të mirë, dhe vetëdijes për anët negative.

a.y/NOA

KOMENTE