English

Fuere: BE do mbështesë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 17 shkurt 2011, NOA- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere deklaroi se, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Këtë deklaratë ai i bëri, pas një takimin lamtumirës me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademin.

Sipas tij, kjo marrëveshje garanton zhvillimin e një shoqërie multietnike dhe paraqet një nga kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ademi falënderoi ambasadorin Fuere për përkrahjen që i ka dhënë Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimit të implementimit të këtij dokumenti, zbatimin e reformave në vend që janë kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

a.y/NOA

KOMENTE