Tiranë, 17 shkurt, NOA – Pasi ka liruar dje Afrim Kicajn, Gjykata e Apelit të Tiranës ka marrë sot vendimin për lirimin e personit të dytë që kërcënoi me vdekje kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Mësohet se ai është Fatos Rami, i cili së bashku me dy personat e tjerë, vëllanë e tij Luan Rami dhe Afrim Kica, u arrestuan nga policia në 30 janar për tentativë atentati ndaj kryesocialistit.
Gjithçka nisi pas një SMS-je kërcënuese që Luan Rami i ka nisur Edi Ramës, pasi iu dogj makina nga protestuesit në ditën e demonstratës së 21 janarit ... (vijon)
n.e/NOA