English

Hajduti vret peshkun e kuq, nuk dëshiron dëshmitarë të vjedhjes

Romë, 17 Shkurt NOA Një grabitës është bllokuar nga policia italiane dhe është dërguar në burg me akuzën për vjedhje dhe mizori të rëndë ndaj kafshëve. Sipas mediave vendase16 vjeçari kishte kryer vjedhjen e një banese së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë 15 dhe 17 vjeç. Të tre kishin vjedhur disa disqe, 30 videolojëra, disa CD muzikore, 30 DVD, një armë me ajër të presuar dhe disa bizhuteri. Para se të iknin 16 vjeçari, ka dashur të sigurohet se askush nuk i ka parë.

Madje nuk i ka besuar as shprehjes: “I heshtur si një peshk”. Ai ka vendosur të shmangë kështu çdo problem duke vrarë peshkun e kuq në akuarium në mënyrë që të mos kishte asnjë dëshmitarë të vjedhjes. Hajduti ka mbushur akuariumin me mustardë, ketchup dhe erëza të tjera dhe brenda disa minutave peshku ka ngordhur. Të tre minorenët priten të dalin në gjykatën e të miturve, por për fat të keq peshku nuk do të paraqitet në gjykatë për t'u marrë në pyetje si dëshmitar i ngjarjes.

a.e./NOA

KOMENTE