English

Idrizi: Të shtyhet regjistrimi i popullsisë

Tiranë, 17 shkurt, NOA – Në ceremoninë e bashkimit të dy partive çame në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kryetari i saj Shpëtim Idrizi ka bërë dhe paraqitjen e programit. Në fjalën e tij Idrizi tha se kjo parti ka një nacionalizëm modern dhe nuk është remenishencë e nacionalizmave negativ, ai u ndal në të drejtat e mohuara të shqiptarëve të Çamërisë, por edhe të shqiptarëve në vende të tjera. “Koha punon për shqiptarët”, tha Idrizi duke folur për çështjen kombëtare.

Ai u ndal dhe në projektin e qeverisë për regjistrimin e popullsisë duke deklaruar se ky proces duhet të shtyhet.

“I kërkojmë qeverisë shtyrjen e regjistrimit etnik. Shqipëria nuk është një vend multi etnik. Regjistrimi i popullsisë së shqiptarëve duhet t’i nënshtrohet një debati të gjerë publik dhe juridik”, tha Idrizi.

Ai është ndalur edhe në koalicionin me qeverinë, duke theksuar se çamët janë komuniteti më pak i përfaqësuar në administratë. Ai ka theksuar se postet që do të kërkohen kanë të bëjnë me qëllimet e çështjes çame.

“Ne sot po i afrohemi pushtetit, jo si shtyllë mbajtëse e ndonjë koalicioni, por duke e parë pushtetin si mjet për qëllimet tona. Ne kemi nevojë për pushtetin dhe na duhen kapacitet të mira në arkiva dhe në diasporë. Çamët janë komuniteti më pak i përfaqësuar në administratë”, tha Idirzi.

Në planet e partisë së re të çamëve, Idirzi ka theksuar se është dhe hartimi i një rezulotë nga SHBA-ja. Ai ka shtuar se do të ndiqen të gjitha hapat ligjorë për një proces ndërkombëtarë.

“E kini marrë vesh se grekët duan të hapin një çështje në Hagë për krimet e luftës së nazistëve. Është shumë e drejtë, krimet e luftës nuk falen. Ne nuk harrojmë dhe nuk do të reshtim breza pas brezi së kërkuari drejtësi për çështjen çame.

Partia jonë do të jetë përkrah shqiptarëve të Kosovës, Luginës së Preshvës dhe Maqedonisë dhe në Mal të Zi”, tha sot Idrizi.

a.k/NOA

KOMENTE