E enjte, 17 shkurt 2011, NOA- E përditshmja Franceze “Le monde”, bën të ditur se, ish-diktatori tunizian, Ben Ali, ndodhet në gjendje kome pas një problemi kardiovaskular.
“Le monde” shkruan se, “ Ish- Presidenti Ben Ali, ka hyrë që prej dy ditësh në një gjendje kome, ndërsa ndodhet duke u kuruar në spitalin e " Xhedas”.
Lajmi konfirmohet gjithashtu edhe nga një website i cili në muajt e fundit ka pasqyruar çdo detaj për situatën në Arabinë Saudite.
Ish-diktatori tunizian ndodhet në strehim politik në Arabinë Saudite, ndërsa fondet e tij personale, të rezervuara në Bashkimin Europian, janë ngrirë të gjitha.
Ben Ali u largua nga vendi i tij pas protestave të dhunshme që zgjatën afro një muaj, ku kërkohej largimi dhe dorëheqja e tij nga posti i presidentit.
a.y/NOA