English

Parashikimi i motit për 18 Shkurt 2011

Tiranë, 17 Shkurt 2011 NOA – Në kushte te paqendrueshme atmosferike parashihet të mbetemi gjate dites se neserme ku i gjithe vendi do te dominohet nga vranesirat dhe shkeputje me kthjellime, me te dukshme ne zonat e ulta.

Ne Veri vranesirat do te shoqerohen me reshje te dobeta dhe afat-shkurter.

Duke ju afruara oreve te mesdites do te kete shtim te vranesirave dhe shirave ne zonat pergjate kufirit lindor.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe gjate pjeses se dyte te dites do te mbetemi me vranesira dhe shira ne zonat malore verilindore - juglindore duke lene pjesen tjeter te vendit te dominohet nga vranesira dhe shirat lokale.

Ky instabilitet i atmosferes do te mbetet deri ne mengjes.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te ruaje vlera kostante te temperaturave ne vend.

Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Juglindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Europa Perendimore do te mbetet me vranesira dhe reshje shiu e debore problematike situata do te jete ne Ishujt Britanike dhe ne Spanje sidomos ne Portugali pasi stuhite e forta te eres do te sjellin dallgezim te larte ne det.

Gjithashtu Rajoni i mesdheut dhe Gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vransirat e dendura reshjet e shiut dhe debores.

Ne diten e premte Greqia do te rezikohet nga shira te dendur te cilet do te zgjasin gjate gjithe dites dhe do te shoqerohen me shkarkesa rrufesh ndersa ne Europen lindore dhe ne ate Qendrore situata do te paraqitet ndryshe pasi mot i qëndrueshëm do te mbizotërojë te gjitha keto zona.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Portugalia alarmon per dallgezim te larte ne det;

Greqia do te rrezikohet nga rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Spanja do te rrezikohet per stuhi ere dhe reshje shiu e debore.

e.t/NOA

KOMENTE