English

Pas Kuvendit Tifozat Kuq e Zi i drejtohen KLD-së, takojnë Spahiun

Tiranë, 17 shkurt, NOA Update – Pasi kanë protestuar para Kuvendit kundër regjistrimit të popullatës mbi baza etnike dhe fetare, Tifozat Kuq e Zi dhe përfaqësies të Rrjetit të Organizatave Shqiptare (RROSH), ku marrin pjesë shoqata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe bashkësia çame, i janë drektuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ata kanë dalë kështu në mbështetje të nismës së nënkryetarit të këtij institucionit, Kreshnik Spahiu, për kombësinë.

Duke mbajtur mbanin në duar parrulla si “Të gjithë jemi Kreshnikë”, përfaqësuesit e 10 shoqatave kanë zhvilluar një takim me nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu, të cilit i kanë dorëzuar edhe flamurin kombëtar.

Midis organizatave të pranishme në RROSH janë Tifozat Kuq e Zi, Lëvizja Vetëvendosje!, Lëvizja Zgjohu! nga Shkupi, Lëvizja “Çohu” nga Prishtina, Lëvizja Mjaft!, Klubi Kombëtar Shqiptar, Shoqata Çamëria, etj.

n.e/NOA

KOMENTE