Tiranë, 17 shkurt 2011, NOA – Ndaj akuzave të deputetit të Partisë Demokratike Genti Strazimiri, që e cilësoi Edi Ramën si një njeri që nuk punon për popullin e vet, por për veten, reagoi selia rozë duke i bërë me dije deputetit demokrat se me demonstratat dhe protestat paqësore opozita po lufton edhe për çlirimin e demokratëve nga zgjedha e regjimit të kryeministrit Sali Berisha. “Zoti Strazimiri, opozita po lufton edhe për çlirimin tuaj, të të gjithëve ju që papagalloni fjalët që ju fut në gojë Saliu dhe turpëroni veten e njerëzit tuaj me mungesën e trishtueshme të personalitetit”, tha në një konferencë për shtyp Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa.
Ajtyresa theksoi se “Largimi i Saliut do largojë nga ekranet e tribunat këtë gjuhë primitive urrejtjeje e padije, këtë baltë që s’ka lidhje as me Europën as me traditën shqiptare, po veç me ultësinat morale ku lëngon sot ky pushtet hajnash”.
[media id=138 width=600 height=440]
Ajtyresa iu përgjigj më tej deputetit Strazimirit duke i thënë se ai dhe tërë shërbyesit e Sali Berishës do të vazhdojnë të flasin kështu deri kur opozita t’i çlirojë edhe ata nga hajduti i zgjedhjeve që pasi vodhi Shqipërinë po vojon të vjedhë ende popullin.
mit/NOA