English

Regjisori amerikan: Si e ideova filmin për gjakmarrjen

Uashington, 17 shkurt, NOA - Gjakmarrja është një temë që josh gjithmonë artistët e huaj për veprat e tyre. Regjisori amerikan Joshua Martson ka vënë në skenë filmin e tij të fundit që bazohet në një subjekt shqiptar.

Filmi titullohet “Gjakmarrja” dhe trajton problemin e gjakmarrjes. Në një intervistë dhënë për mediat amerikane, regjisori flet sesi i erdhi ideja për një temë të tillë.

Ne interviste per Hollywood Reporter, ai tregon se ka qenë në Shqipëri për disa muaj dhe se ka parë nga afër realitetin në vend.

Martson ka marrë një çmim në festivalin e filmit në Berlin me “Maria Full of Grace” , ndërsa shpreson se do të këtë sukses edhe me këtë film.

Për “Maria Full of Grace”, ju shkuat në Kolumbi, për “Gjakmarrja” shkuat në Shqipëri. Përse udhëtoni kaq shumë për të gjetur historitë tuaja?

Nuk është se e kisha planifikuar në këtë mënyrë. Ka pasur një numër shumë të madh projektesh. Unë u mundova të bëjë një seri filmash në SHBA, por për shkak të krizës ekonomike nuk ka qenë e mundur të investohej. Pas filmit “Maria...” kam shkruar një skenar për shoferët e kamionëve në Irak për kompanitë e huaja. Të gjithë e kanë dashur një film të tillë edhe kompanitë e prodhimit. Por kushtonte 20 milionë dollarë dhe në këtë pikë, nuk ishte një projekt i zbatueshëm financiarisht. Atëherë unë duhet të përshtatja një roman për 9 milionë dollarë, që kishte si aktorë kryesorë fëmijë dhe nuk ka shpenzime të mëdha. Nuk kishte role për aktorë të mëdhenj me shpenzime dhe kështu që nuk ka nevojë për buxhet të madh. Ndaj dhe shkova në Shqipëri. Isha i vetëdijshëm se nuk do të jenë aktorët ata që do e bëjnë interesantë filmin, por historia që ai trajton.

Si e kini gjetur këtë histori që trajtoni në film në lidhje me jetën e një adoleshenti në botën e gjakmarrjes.

Përgjigja më e shkurtët që mund të jap; e kam lexuar në gazetë. Në çdo gjashtë muaj, apo dhe më shumë, një gazetë kryesore në gjuhën angleze shkruan një histori rreth Shqipërisë. Këto tregime janë zakonisht rreth gjakmarrjes. Por ajo që është interesante, në këndvështrimin tim, nuk është thjesht gjakmarrja. Ne gjakmarrje kemi në gjithë botën, në forma të ndryshme. Por mua më interesonte sesi një fenomen kaq i vjetër arrin të gjej vend në një botë moderne. Në film ka fëmijë që luajnë me videolojëra, internet dhe shumë mjetë të tjerë të fjalës së fundit të teknologjisë. Ata kanë telefona, kanë shërbim satelitor televiziv, por nuk mund të dalin dot nga shtëpia pasi mund të vriten në bazë të një kodi të vjetër zakonor që i përket shekullit të 15-të. Kanuni shqiptarë e dikton drejtësinë sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë për dhëmbë.

Si e kini zhvilluar historinë?

Kërkimet e mia të para u bënë duke qëndruar për shumë muaj në Shqipëri. Aty, përditë, gjatë gjithë ditëve unë zhvilloja biseda me të gjithë ata që mund të ishin prekur nga ngjarje të tilla, apo që kishin lidhje direkte me një histori të tillë. Unë fillova me familje që ishin në gjak, më pas me ato që kishin pasur gjak në të kaluarën. Kam vizituar dhe familje të ngujuara që ishin “vetëarrestuar”. Ka pasur shumë histori që nuk mund t’i vendosja në film. Disa ishin të pazakonta, por ishte shumë e vështirë për t’i shpjeguar në film. Për shembull një fëmije kërkon që të marrë patentën e makinës dhe i kërkon atij që desh ta vriste për t’i dhënë leje. Atij ju dha leja dhe për shumë ditë mund të lëvizte, deri sa mori patentën. Më pas u kthyer sërish në “arrest shtëpie”.

Ku ndryshon nga filmi i parë që tregon për trafikun e drogës?

Ndryshon shumë, vende të ndryshme, histori të ndryshme. Edhe mënyra sesi është bërë është e ndryshme. “Maria...” është i fokusuar në trafikun e drogës dhe eksperiencën grave. Ndërsa filmi i fundit është një rrëfim për jetën e fëmijëve në kushtet e gjakmarrjes. Nuk e di nëse filmi është dramatik, apo shumë tragjik. Unë mund të them se vetëm ai është interesant.

NOA/Përktheu, a.k.

KOMENTE