English

Regjistrimi i popullatës, Tifozat Kuq e Zi protestë para Kuvendit

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Tifozat Kuq e Zi, me mbështetjen e Rrjetit të Organizatave Shqiptare (RROSH), janë duke zhvilluar në këto momente një protestë paqësore para parlamentit.

Ata kanë dalë kundër kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që pritet të zhvillohet në muajin prill të këtij viti. Kjo protestë organizohet me nismën e shoqatave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe bashkësia çame.

Midis organizatave të pranishme në RROSH jane: Tifozat Kuq e Zi, Lëvizja Vetëvendosje!, Lëvizja Zgjohu! nga Shkupi, Lëvizja “Çohu” nga Prishtina, Lëvizja Mjaft!, Klubi Kombëtar Shqiptar, Shoqata Çamëria, etj.

“Ky regjistrim popullsie nuk i shërben aspak interesave kombëtare, por ka vetëm mbështetjen e qarqeve antikombëtare, të cilat kanë 20 vjet që synojnë shtrembërimin dhe rritjen artificiale të Kombësive të tjera në Shqipëri”, tha përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi, Gerti Peshkopia. n.e/NOA

KOMENTE