English

Serbia në OKB: Hetoni akuzat mbi trafikun e organeve

Nju Jork, 17 shkurt, NOA - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është mbledhur posaçërisht për të diskutuar mbi trafikun e organeve që nga raporteri i KiE-së, Dik Marti, pretendohet të jetë kryer gjatë konfliktit të viteve ’90 prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu, Serbia kërkoi dje pranë këtij organizmi të njohur botëror që të autorizojë një hetim të pavarur për akuzat lidhur me vdekjen e mistershme të disa qytetarëve të saj, për të cilët thuhet se janë përfshirë në trafikun e organeve të lartpërmendur.

Bëhet me dije se ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se një hetim i pavarur i këtyre akuzave është “esencial”.

"Një hetim i tillë duhet autorizuar nga ndërkombëtarët dhe raportuar ndërkombëtarëve. Në proces duhen mbrojtur mirë dëshmitarët, qoftë edhe nëpërmjet një programi për risistemimin e tyre me banim, po të jetë e nevojshme, për të garantuar dëshmi të besueshme nga të gjithë”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE