Tiranë, 17 shkurt, NOA - Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj që t’u shmangen tubimeve gjatë ditës së nesërme. Në njoftimin e saj për këshillat ndaj qytetarëve amerikanë, Ambasada njofton se demonstrata e PS-së mund të zgjas disa ditë.
Në faqen zyrtare të internetit, Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje qytetarëve të SHBA-së që të marrin masa pasi të dhënat me të fundit flasin, se demonstrata mund të zgjasë disa ditë.
Ajo thekson dhe dhunën që mund të shpërthej, duke iu referuar demonstratave të kaluara. “Ne u kujtojmë qytetarëve të SHBA-së se edhe demonstratat paqësore mund të kthehet në dhunë dhe të paparashikueshme", thuhet në njoftimin e selisë së ambasadës së SHBA.
Ndërkohë që Partia Socialiste nuk ka bërë të ditur nëse demonstrata do të jetë disa orëshe, apo do të vijojnë me një afat me të gjatë. Kryetari i PS-së tha dje se qytetarëve duhet të bashkohen në nismën e tyre për të protestuar në Tiranë të premten rreth orës 16 .00. Një orar ky relativisht më i vonë se oraret e demonstratave të tjera.
a.k/NOA