Shkodër, 17 shkurt 2011, NOA - Shërbimet e Komisariatit të Policisë së qytetit të Shkodrës kanë vënë në pranga sot në orën 14.00 37-vjeçarin Marjan Kelaj, banues në lagjen “Tom Kola”, të qytetit të Shkodrës, i akuzuar për vjedhje.
Blutë e Shkodrës ekzekutuan urdhër-arrestin e Prokurorisë pasi Marjan Kelaj ishte shpallur në kërkim për shkak se Gjykata e Shkodrës në vendimin e datës 24 janar të këtij viti e kishte dënuar atë me 1 vit e 4 muaj burg për konsumim të veprës penale të vjedhjes.
Çështja penale në ngarkim të Marjan Kelaj i ka kaluar për shqyrtim Prokurorisë së Shkodrës.
mit/NOA