English

Sot, Kosova feston 3-vjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt, NOA – Kosova feston sot, 3-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.

E shumë pak kohë larg momentit kur ajo shpalli zyrtarisht si e mëvetësuar, mund të thuhet pa frikë se sukseset kanë qenë të mëdha, mjafton të përmendim se gjatë këtyre 3 viteve, ajo është njohur si shtet i pavarur nga mëse 75 vende të botës.

Pa harruar faktin që verën e kaluar, asaj i është dhënë edhe mendimi opinion-dhënës pro pavarësisë së saj, nga instanca e lartë botërore e drejtësisë, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

Gjithsesi, përvjetori i këtij viti e gjen Kosovën me një gjendje realisht jo të mirë politike, pasi vendi ende nuk ka konstituuar qeverinë e re dhe në postin e presidentit ka një njeri në detyrë.

Duke kujtuar se çështja e saj mori një përhapje të madhe në instancat botërore muajt e fundit, për shkak të trafikut të organeve që raporteri i KiE-së, Dik Marti, pretendoi të shkruajë se është kryer gjatë konfliktit të viteve ’90 prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE