Tiranë, 17 shkurt 2011, NOA- Pas deklaratës së Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i cili akuzoi nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se po e përdor çështjen e ndryshimit të kombësisë si një fushatë për qëllime personale, reagon Kreshnik Spahiu.
Gjatë fjalës së tij ai ka ftuar Dulen që përballet në një debat televiziv apo me çdo faktor parlamentar për çështjen e ndërrimit të kombësisë.
“Ndryshimi i kombësisë ka nevojë për debat transparent. Dule keqinterpreton vetëdeklarimin e kombësisë dhe të konventave ndërkombëtare”, u shpreh Spahiu para medieve.
Paraditen e sotme kreu i PBDNJ-së i cilësoi anti-kushtetuese deklaratat e nënkryetarit të KLD-së Spahiu i bëri thirrje kreut të shtetit Bamir Topi që t`i japë fund këtyre sulmeve që sipas tij po i bëhen minoritetit grek.
a.y/NOA