Tiranë, 17 Shkurt 2011 NOA- Përbërësit e Coca Cola, krijuar nga farmacisti John Pemberton në vitin 1886, kanë qenë gjithmonë një mister. Pepsi dhe kompani të tjera kanë provuar ti afrohen shijes së Coca-Cola, e cila deri tani ka mbetur unike. Megjithatë, receta sekrete e Coca Cola e fshehur për 125 vjet duket se nuk është më një sekret. Siti amerikan USA Thisamericanlife pretendon të ketë zbuluar formulën magjike në një gazetë të vitit 1979. Edicioni i datës 8 shkurt 1979 i gazetës "Atlanta Journal- Constitution” paraqet foton e një personi që mban të hapur një libër me një recetë që mendohet të jetë kopje e saktë e asaj të Pemberton. Receta përmban dozat e sakta të të gjitha lëngjeve të ndryshme të nevojshme për Coca Cola.
Merchandise 7X duket se është substanca që i jep Coca-Cola shijen e vet unike. Pa këtë elelment të vogël vetëm 1% Coca –Cola nuk do të ishte më unike.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanisë e cila ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se receta e Coca- Cola është unike dhe ruhet në një bankë në Altanta: “Shumë janë përpjekur të zbulojnë formulën tonë, por pa sukses sepse ekziston vetëm një”, ka deklaruar një zëdhënës i Coca- Cola.
Por, për siguri Thisamericanlife është konsultuar me historianin Mark Pendegrast, i cili prej shumë vitesh është marrë me historinë e pijes më të njohur në botë për të vlerësuar vërtetësinë e tekstit. Sipas tij, receta e zbuluar "sigurisht që është një version i formulës”.
Histori dhe legjenda janë mbledhur rreth recetës sekrete. Drejtuesit e Coca-Cola kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjshëm se ekskluziviteti i përbërësve të saj është vendimtar për të qëndruar një hap përpara në tregun e pijeve të gazuara joalkoolike. Prandaj, receta qëndron e mbyllur në një kasafortë banke të blinduar në Atlanta, Gjeorgji dhe vetëm dy punonjës të korporatës janë të autorizuar të dinë përbërësit. Të dy kurrë nuk fluturojnë bashkë, në mënyrë që receta të mos humbasë në rast të rënies së avionit. Ndërsa Asa Candler, një ndër drejtuesit e parë heq etiketat nga kontejnerët e përbërësve, kështu që askush nuk mund ti identifikojë ato. Gjithashtu ai zhduk faturat e blerjes së përbërësve, për të parandaluar dikë nga zyra e kontabilitetit të mund të flasë.
Ja receta e zbuluar:
• ekstrat lëngu nga gjethja e coca: 3 darikë USP (që duhet të korrespondojë me 3 gota) Acid limoni: 85 ml • Kafeinë: 28 gram • Sheqer: 30 gram • Ujë: 9 litra • lëng limoni: 1 litër • Vanilje: 28 gram • karamel: 42 gram ose më shumë për të marrë ngjyrë më shumë
Përbërësi sekret 7X (përdoret 57 gram aromatizues për të përgatitur 19 litra shurup) • Alkool: 227 ml Vaj portokalli: 20 gram • vaj arre moskati: 10 pika • Koriandolo: 5 pika • Nerol (një lloj vaji vegjetal prodhuar nga lulet e portokallit etj.): 10 pika • vaj kanelle: 10 pika
a.e./NOA