English

Vergara: Pa tualet, jam njëlloj si lakuriq

E enjte, 17 shkurt 2011, NOA- Aktorja e njohur amerikane Sofia Vergara deklaron se ajo ndjehet sikur është lakuriq, në qoftë se nuk është e lyer dhe nën dozat e duhura të make up.

“Nëse eci jashtë pa buzëkuq, ndjehem e zhveshur”, ka thënë 38-vjeçarja për revistën “Shape”.

Sofia Vergara është aktorja e serialit, “Modern Family”, dhe deklaron gjithashtu edhe pjesët e saj trupore më të preferuara.

“Jam e sigurt se meshkujt do të thonë gjokset, por mua më pëlqejnë sytë. Ata kanë një formë të syve të maces, andaj përpiqem ta theksoj këtë”, është shprehur aktorja.

a.y/NOA

KOMENTE