Shkodër, 18 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në 24-vjeçarin Denis Alushi, lindur në fshatin Grudë e Re dhe banues i këtij qyteti.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dije se
ai është kapur në flagrancë duke vjedhur hekura, të cilat ishin në sipërfaqen e stallave të kuajve, në vendin e quajtur tek ish-Zooteknika, në lagjen Guerrile në Shkodër.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore, ndërsa materialet në ngarkim të të arrestuarit, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes”.
n.e/NOA