Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA- Pak minuta pas përfundimit të protestës së organizuar nga opozita e Bashkuar i menjëhershëm që reagimi i Partisë Demokratike.
Deputeti i kësaj partie Aldo Bumçi përshëndeti qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët sipas tij braktisën Edivin Kristaq Ramën, i cili më 21 janari tentoi të marrë me dhunë qeverinë.
“Ai tentoi të kthej vendin mbrapsht në ditët e saj më të errëta, ata braktisën sot Ramën, njeriun që pengoi liberalizimin e vizave, braktisën e atë i cili renditet i treti më i korruptuari në botë për sa i përket lejeve të 21 janarit”, u shpreh Bumçi.
Në emër të Partisë Demokratike ai përshëndeti me mirënjohje dhe respekt qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit dhe i garantoi ata për të ardhmen e tyre dhe Shqipërinë Europiane që sipas tij, qytetarët shqiptar e meritojnë.
a.y/NOA