English

Demonstrata, ndryshon intenerari, hapet “Rruga e Durrësit”

Tiranë, 18 shkurt, NOA – Intenerari i demonstratës së PS-së do të vazhdojë edhe nga “Rruga e Durrësit” e cila prej disa ditës ka qenë në riksontruksion. Partia Socialiste njofton se marshimi i demonstruesve do të bëhet nga "Zogu i Zi" drejt “Rrugës së Durrësit” dhe jo siç ishte lajmëruar më parë nga “Zogu i Zi” drejt rrugës “Mine Peza”.

Ndërkohë që pjesa tjetër e intenerarit që do të ndjekin demonstruesit nuk ndryshon. Demonstrata do të nis në në orën 15.30 dhe grumbullimi do të fillojë në 3 pika qendrore, veç “Rrugës së Durrësit”.

- Stacioni i trenit, për të marshuar më pas në bulevardin “ Zogu I”

- Para Fakultetit Filologjik, për të marshuar më pas në rrugën e Elbasanit

- Pranë 21 Dhjetorit, për të marshuar më pas drejt Rrugës së Kavajës.

Më pas, Partia Socialiste raporton se këto marshime do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pika e përfundimit të marshimit do të jetë para Kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalimet përkatëse.

Bëhet me dije se fjalimi përmbyllës do të jetë i kryetarit të PS-së, Edi Rama, në emër të Opozitës së Bashkuar.

a.k/NOA

KOMENTE