English

Durrës, vidhet me armë banka NBG, nuk dihen autorët

Durrës, 18 shkurt 2011, NOA – Banka NBG bëhet rishtas objekt i vjedhjes me armë. Një tjetër vjedhje me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në një filial të bankës NBG në qytetin e Durrësit. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë rreth orës 09.10 të së premtes së 18 shkurtit në filialin e bankës NBG, e cila ndodhet në lagjen Nr. 4 të qytetit të Durrësit dhe pasi kanë kanosur me armë kanë vjedhur paratë që ndodheshin në bankë.

Uniformat blu të Durrësit pas lajmërimit kanë mbërritur në vendngjarje bashkë me hetuesit e Prokurorisë së Rrethit dhe po hetojnë mbi rrethanat e vjedhjes dhe zbulimin e autorëve të saj.

Policia e Durrësit informon se po vijon me intensitet hetimi i vjedhjes së bankës, por edhe puna për identifikimin e autorëve. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE