English

Edi Rama: Demonstruesit u vranë nga qeveria kusare që vret për të vjedhur

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Lideri i opozitës Edi Rama ka marrë fjalën në krye të mijëra demonstruesve të opozitës duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Berisha se ekzekutoi katër demonstrues të pafajshëm, që kishin dalë për të protestuar kundër barbarisë dhe kusarisë së pushtetit. Kryetari i Partisë Socialiste theksoi se kjo qeveri tradhëtoi popullin vetëm për të vjedhur gjithçka të këtij vendi, dhe tashmë po kërkon t’i marrë shpirtin drejtësisë.

Duke iu referuar vrasjeve të 21 janarit, shefi i opozitës tha ishte Garda e Republikës ajo që vrau katër demonstruesit e pafajshëm.

“Policia e Shtetit u keqpërdor në 21 janar, nga qeveria që në 28 qershor vodhi zgjedhjet dhe që në 21 janar vrau demonstruesit që protestonin kundër vjedhjes që po i bëhet populli”, tha Rama.

Ai akuzoi qeverinë se ajo vrau për të vazhduar të vjedhë popullin, për të vjedhur 1280 pasuri publike të popullit vetëm në dy muaj.

“Ky regjim kusarësh vrau, vodhi dhe turpëroi Shqipërinë në 21 janar”, akuzoi kryesocialisti Rama, duke akuzuar me emra të gjithë ata që në qeverinë e berishës mbajnë vulën e korrupsionit.

Zoti Rama iu referuar edhe humbjes së jetës së demonstruesit Aleks Nikaj, i cili pasi dyluftoi me vdekjen për dy javë u përzu nga jeta me forcën e verbër të forcës së shtetit që duhet t’i kishte dhënë punë.

Rama akuzoi rishtas qeverinë se ka kapur shtetin për oborrin e ngushtë të kryeministrit Sali Berisha.

“Demonstruesit e 21 janarit njëlloj si policët e shkretë u bën mish për topin e të njëjtit shtet që vjedh duke i marrë Shqipërisë frymën, shpirtin”, shtoi Rama.

Lideri i opozitës mes thirrjeve të turmës akuzoi koalicionin qeveritar se “Ky koalicion i turpit po i përdor nëpunësit e shtetit si robër, ndërsa protestuesit i vret si kokëpalarë”.

Në këtë kontekst Rama përshëndeti të gjithë ata policët duke u thënë se “beteja jonë është edhe për dinjitetin tuaj" .

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

pjesa e pare

[media id=143 width=600 height=440]

pjesa e dyte

[media id=144 width=600 height=440]

pjesa e trete

[media id=145 width=600 height=440]

pjesa e katert

[media id=146 width=600 height=440]

KOMENTE