English

Ekstradohet nga Belgjika, vrasësi i dyfishtë

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA- Pasditen e sotme, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika, drejt vendit tonë, i Gëzim Sokol Halitaj, 42 vjeç, lindur në Gurëz të Krujës.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se, Haliti, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, e ka dënuar të ekstraduarin në vitin 1993, me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”.

I ekstraduari Gëzim Haliti akuzohet se në vitin ‘92, si pasojë e një grindjeje të mëparshme ka vrarë me armë zjarri dy persona, Gani dhe Ajet Halitin.

Ndërkaq si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

a.y/NOA

KOMENTE