English

Haxhinasto: Integrimi, jashtë lojërave partiake

Tiranë, 18 shkurt, NOA – Integrimi duhet të trajtohet nga opozita si një proces mbi partiak dhe prandaj, ajo duhet të jetë më e angazhuar në kuadrin e përmbushjeve të detyrimeve të tij. Kështu ka pohuar sot ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, duke folur mbi planet konkrete të qeverisë për të përmbushur 12 rekomandimet e lëna nga Komisioni Evropian në kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë. “Integrimi është një proces i gjithë shqiptarëve dhe ai është më i lartë se çdo qëllim tjetër politk partiak. Unë vë re me kënaqësi se është e lartë mbështetja e shqiptarëve ndaj këtij procesi”, vuri më pas në dukje Haxhinasto. Duke shtuar se nevojitet një koncept bashkëpunues në të mirë të procesit të integrimit. Pasi pritshmëria e qytetarëve shqiptarë për të realizuar integrimin e vendit është shumë e lartë. n.e/NOA

[media id=140 width=600 height=440]

KOMENTE