Devoll, 18 shkurt, NOA - Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit Stilian Shaholli, banues në fshatin Cipan të Devollit.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë në qytetin e Bilishtit, në automjetin e tij tip Volksvagen me targë AY 521 CV iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një pistoletë e tipit “Beretë”, model italian i vitit 1915 dhe 3 fishekë.
Vepra penale që rëndon ndaj të lartpërmendurit është ajo e “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. Materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA