Laç, 18 shkurt 2011, NOA – Ende nuk njihen shkaqet e vrasjes së dyfishtë, e cila tronditi Laçin në orët e sotme të paradites. Uniformat blu të Laçit bëjnë me dije se vrasja e dyfishtë ndodhi sot rreth orës 10.20, në një lokal pranë një karburanti në superstradën Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras.
Viktimat e kësaj ngjarjeje janë 48-vjeçari Ndoc Zima dhe 46-vjeçari Vlash Gjeçi, që të dy banues në Laç të qarkut të Kurbinit.
Të dy personat në fjalë janë ekzekutuar me armë zjarri, ndërkohë që Policia e la2it ende nuk ka identifikuar autorët e vrasjes.
Një grup hetimor është në vendngjarje bashkë me forca të shumta policie që kanë rrethuar lokalin pranë pikës së karburantit ku ndodhën vrasjet.
Grupi hetimor po punon ende për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të saj, të cilët nuk janë identifikuar.
mit/NOA