English

Nis demonstrata, Xibri: Berisha nuk na tremb më

NDIQNI DHE VIDEO

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Sapo ka nisur demonstrata e 18 shkurtit me fjalimin e parë të njërit prej përfaqësuesve të protestuesve, i cili ftoi qytetarët të protestojnë kundër qeverisë së Sali Berishës, si një kryeministër që urdhëroi vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm.

Ishte Fiqiri Xibri kreu i shoqatës së minatorëve ai që ka çelur fjalimet e demonstratës së sotme me mbërritjen e mijëra demonstruesve pranë kryeministrisë.

Xibri theksoi se ishte “Garda e Saliut ajo që vrau katër demonstruesit në 21 janar”.

Ai theksoi se do të jemi këtu në bulevard dhe do të protestojmë përditë kundër qeverisë së Sali Berishës, pasi ai nuk frikëson më askënd.

“Largohu se nuk mbahet pushteti duke vrarë demonstruesit”, bëri thirrje Xibri duke theksuar se kryeministri Berisha duhet të largohet pasi populli nuk e do më.

Në sfond të podiumit ku nisën të mbajnë fjalimet përfaqësuesit e opozitës janë katër portretet e demonstruesve të vrarë në 21 janar, protretet e Ziver Veizit, Faik Myrtos, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikajt.

Fjalimet e krerëve të opozitës do të vijojnë pas fjalimeve të disa protestuesve.

Lideri i opozitës Edi Rama, i cili është në ballë të demonstratës do t’u drejtohet demonstruesve me një fjalim vetëm në mbyllje të demonstratës së sotme.

mit/NOA

[media id=147 width=600 height=440]

KOMENTE