Shkup, 18 shkurt 2011, NOA- Deputetët Maqedonas të cilët nuk po marrin pjesë në seancat parlamentare pritet që të dënohen nga ky i fundit.
“Lidhur me mandatet nuk mund të intervenojmë pasi që është kategori kushtetuese. Por, për të ardhurat mujore ju është urdhëruar shërbimeve që të shikohet në ligj se ku mund të ndërhyet. Me ligj mund të intervenohet vetëm në pjesën e të ardhurave të deputetëve”, u shpreh për mediat një funksionar i lartë i parlamentit të Maqedonisë
Sipas tij, do të analizohen të gjitha përvojat e Parlamenteve tjera, kurse dënimi sipas paralajmërimeve do të jetë me para dhe kryesisht do të manovrohet me rrogat e tyre.
a.y/NOA