Bahrein, 18 shkurt, NOA – Egjipti duket se ka qenë vetëm njëri nga stacionet e protestave zinxhir që do të pasonin botën e vendeve arabe.
Kështu, mediat e huaja bëjnë me dije se pas Tunizisë, Algjerit dhe Egjiptit, kanë shpërthyer në demonstrata edhe Libia, Jemeni dhe Bahreini.
Konkretisht, ushtria e Bahreinit mori kontrollin në kryeqytetin e vendit dje, disa orë pasi policia shpërndau, duke përdorur plumba gome dhe gazlotsjellës një kamp protestuesish antiqeveritarë, duke vrarë të paktën pesë vetë dhe plagosur më shumë se 230 të tjerë.
Ndërsa në Libi, kundërshtarët e udhëheqësit të vendit, Moamar Gadafi u ngritën në protestë duke dalë hapur kundër regjimit të tij.
Kurse protestat e Jemenit dje, pasuan ato të para pak ditëve dhe u shoqëruan me thirrje kundër presidentit të vendit, Ali Abdullah Saleh.
n.e/NOA