English

“Për ty Atdhe”, Rama: Demonstratat do vazhdojnë

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Me thirrjet drejtuar popullit për vazhdimin e demonstratave paqësore deri sa të arrihet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare lideri i opozitës Edi Rama mbylli edhe demonstratën e 18 shkurtit, për ta vijuar demonstratën çdo ditë dhe çdo javë.

Shefi i Partisë Socialiste deklaroi se demonstratat e opozitës do të vazhdojnë duke risjellë në vëmendje se populli nuk do të lëshojë më ndaj qeverisë kusare të Sali Berishës.

“Saliu thotë që nuk iki dhe nuk pranon zgjedhjet e reja. Kështu thonë të gjithë ata që kanë vjedhur zgjedhjet”, theksoi zoti Rama nën ovacionet e mijëra mbështetësve të tij të tubuar praën kryeministrisë.

Lideri i opozitës me një gjuhë të kuptueshme nga masat e popullit, i kujtoi kryeministrit Berisha se “Burrëri është të pranosh zgjedhjet e reja duke vënë në vend kërkesën e popullit”.

“Burrëri e një kryeministri është që ai të pranojë skandalin kur iu kap me video zëvendësi i vet dhe jo të tallë popullin”, apeloi Rama.

“Burrëri është të mbash zgjedhje të parakohshme dhe jo të rish në pushtet edhe kur populli s’të do. Burrëri me fjalë kanë kryeministrat që zgjidhen me votën e popullit e jo ti. Qeveria jote ka rënë në 28 qershor të 2009-ës, rri në këmbë vetëm regjimi që ti ngrite”, i bëri thirrje lideri i opozitës Edi Rama.

“Uli pushkët e frikës tënde Sali, ato mund të vrasin por nuk e pushojnë luftën e këtij populli”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Pas fjalimit të shefit të opozitës kun ë sfond ishin katër fytyrat e demonstruesve të vrarë në 21 janar në demonstratën e opozitës demonstrate e sotme u mbyll nën tigujt himnit të njohur kushtuar dashurisë për vendin dhe kombin “Për ty Atdhe”.

mit/NOA

NDIQNI FJALIMIN E PLOTE DHE NE VIDEO

pjesa e pare

[media id=143 width=600 height=440]

pjesa e dyte

[media id=144 width=600 height=440]

pjesa e trete

[media id=145 width=600 height=440]

pjesa e katert

[media id=146 width=600 height=440]

KOMENTE