English

Policia: Tubimi u zhvillua pa incidente, të pranishëm 7000 qytetarë

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA- Pas përfundimit të protestës së mbajtur nga opozita Drejtoria e Policisë së Tiranës, reagoi me njëherë, lidhur me situatën që shoqëroi këtë organizim të opozitës.

“Sot më datë 18 shkurt 2011, Subjekti Partia Socialiste ka zhvilluar një tubim në qytetin e Tiranës me pjesëmarrjen e rreth 7.000 qytetarëve të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, duke lëvizur nga vend grumbullimet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku kanë qëndruar nga ora 16.40’ deri në orën 17.40’”, thuhet në deklaratë.

Më tej sqarohet se nga strukturat e Policisë së Tiranës u morën masat për garantimin e sigurisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij tubimi.

Sipas Policisë së Tiranës, gjatë zhvillimit të tij nuk është evidentuar asnjë ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE