English

Prangoset 21 vjeçari, posedonte armë luftarake

Lezhë, 18 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme një qytetar Lezhjan ka rënë në prangat e policisë i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Bardh Brunga, 21 vjeç, banues në fshatin Krajnë, komuna Blinisht të rrethit Lezhë, u arrestua në flagrancë, pasi ai nuk iu është bindur forcave të policisë për të ndaluar pasi mbante një armë zjarri model 56 me krëhër me dhjetë fishekë, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të të ndaluarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

a.y/NOA

KOMENTE